Jumbo

JUMBO

Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg. Në Nëntor të vitit 2011, nëpërmjet Balfin Group, zinxhiri më i madh i dyqaneve të lodrave në Greqi dhe në Ballkan, JUMBO u bë realitet edhe në Shqipëri. JUMBO fitoi menjëherë zemrat e të gjitha grupmoshave. Ashtu si 10 vjet më parë, vazhdon të jetë kompania lider në treg, për gamën dhe çmimet konkuruese! JUMBO është një "oaz" ku do gjeni gjithçka për të gjitha moshat si: lodra, veshje për fëmijë, mjete kancelarie, rroba, dekorues dhe orendi të ndryshme shtëpiake. JUMBO është tanimë dyqani më i madh i lodrave në vendin tonë dhe një nga bizneset më të mëdha në shitjen me pakicë, me 21 dyqane: 7 në Shqipëri, 6 në Kosovë, 6 në Bosnje-Herzegovinë dhe 2 në Malin e Zi. Synimi ynë mbetet ti japim më shumë ngjyra përditshmërisë tuaj! JUMBO është pjesë e Balfin Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe në rajon.